Gjykata e Lartë Evropiane konfirmon se Polonia nuk ka respektuar direktivat e BE mbi cilësinë e ajrit. Nga vitit 2007 deri në 2015 Varshava ka kaluar rregullisht kufijtë ditorë të koncentrimit të grimbcave të pluhurit në 35 zona, dhe ata vjetorë në 9 zona të vendit.

Në rast se Polonia nuk nis të marrë masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit konform rregullave të Brukselit, Komisioni Evropian mund të hapë shumë shpejt një tjetër procedurë dhe të denoncojë për të dytën herë në gjykatë Poloninë, duke kërkuar aplikimin e penaliteteve. Vitin e kaluar për të njëjtën arsye u dënua edhe Bullgaria.

Të njëjtin problem e kanë edhe shtete të tjera. Aktualisht limitet e PM10 dhe bioksidit të azotit NO2 në ajër janë tejkaluar edhe nga Italia, Gjermania, Republika Ceke, Spanja, Franca, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto vende rrezikojnë denoncimin nga Komisioni në Gjykatën e Lartë për mosrespektimin e rregullave.

Klan Plus