Një javë pas derdhjes masive me hidrokarbure në lumin Gjanica, një burim i mundshëm i ndotjes zbulohet në Ballsh. Disa tubacione të amortizuara dikur shërbenin për transportimin e naftës në Uzinën e Ballshit dhe ndodhen përreth kësaj të fundit. Një arsye e fortë për kompaninë Tosk Energy që të kërkojë sqarimin e situatës dhe identifikimin e shkaktarëve të vërtetë të ndotjes.

Gjanica e ka vendburimin 7 km larg Ballshit. Lumi përshkon Mallakastrën dhe përfundon në Mbrostar ku bashkohet me lumin Seman. Për Tosk Energy ndotja e Gjanicës mund të ndalet njëherë e përgjithmonë. Një zgjidhje mund të jetë dërgimi i mbetjeve të naftës drejt uzinës me qëllim që kjo e fundit t’i flitrojë përpara shkarkimit në lumin Gjanica.

Shkaktari i ndotjes se një jave më parë i lumit Gjanica nuk u identifikua, megjithëse vendndodhja duket qartë. Sasia e madhe e hidrokarbureve ka përfunduar në det por gjurmët ndodhen ende në lumë.

Burime konfidenciale nga Inspektoriati Mjedisor i Fierit thanë për Tv Klan se rrjeti i tubacioneve që shërbente për transportimin në rafinerinë e Fierit dhe të Ballshit dyshohet se po përdoret për shkarkimin e mbetjeve të papërpunuara të naftës në Gjanicë. Pas privatizimit të rafinerive ky rrjet nuk u përdor më për transportimin e naftës me qëllim përpunimin pasi këto të fundit e transportojnë naftën me autobotë.

Tv Klan