Ndotja e lartë, mijëra qytetarë protestojnë në Beograd



Ndotja e lartë, mijëra qytetarë protestojnë në Beograd

21:48 10/04/2021

Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Beograd, duke bllokuar qarkullimin e makinave para  parlamentit. Sipas organizatorëve kjo protestë është bërë sepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë kundër ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës.

Protestuesit, të cilët erdhën në Beograd nga e gjithë Serbia, mbanin parulla me mbishkrimin “Të rinjtë po largohen sepse nuk mund të marrin frymë” dhe u shprehën kundër prerjes së pyjeve.

Në vitet e fundit Serbia ka filluar të shesë burimet e saj minerare tek kompanitë e huaja të cilat punojnë me kapacitete të shtuara, çka shkakton më shumë ndotje

Reuters raporton se Serbia që kërkon të bëhet pjesë e BE,  do të ketë nevojë për miliarda Euro investime për të përmbushur standardet mjedisore të bllokut./tvklan.al







Të ngjashme