Klosi: Një gangrene që duhet zgjidhur

Ndotja e shtretërve të lumenjve nga mbetje vijon të jetë një problematikë.

Ky fakt u pohua nga ministri i  mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi teksa u bë pjesë e aksionit të pastrimit të bregut të lumit Osum dhe zonës së llixhave të Urës Vajgurore.

“Nuk mjafton pastrimi. Me Bashkinë e Urës Vajgurore, Bashkinë e Beratit dhe Bashkinë e Kuçovës shumë shpejt do të fillojmë projektin e rehabilitimit të vend-depozitimit për t’i larguar ato nga shtrati i lumit, pasi sado që Bashkitë punojnë, vendosja e vend-depozitimeve në shtratin e lumenjve vazhdon të jetë një nga gangrenat e qyteteve tona dhe besoj tashmë Berati do të jetë qarku i parë i cili në 5 Bashkitë e tij do të ketë rehabilitim vend-depozitimi për t’i larguar nga lumenjtë”.

Klosi theksoi se aksi turistik i llixhave të Urës Vajgurore nuk pastrohen me një ditë, duhet kujdes i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha mbeturinat të mos derdhen në lumenj.

Tv Klan