Ndotja mjedisore e ajrit ka një lidhje me Covid-19 dhe riskun për t’u infektuar. Konfirmimi mbërrin nga një studim shkencor suedez, që në fakt konfirmon hipoteza të mëparshme të kryera, që vinin në dukje që aty ku ajri është më i ndotur, ka më tepër raste të infektimeve më Sars-Cov2.

Sipas ekspertëve, ndotja e ajrit ndikon në infeksionet respiratore dhe viruset përhapen më shumë edhe falë grimcave që thithim, veçanërisht në qytete të mëdha ku edhe trafiku është më i rënduar.

Studimi në fjalë ekzaminoi një grup të rinjsh dhe rezultoi se ku kishte një sasi të lartë të pluhurave dhe substancave të dëmshme kishte më shumë probabilitet për të rezultuar pozitiv në krahasim me ata që jetonin në zona më pak të ndotura.

Pra, smogu krijon një sërë problemesh në organizëm, respiratore, por edhe ul imunitetin dhe aftësinë e qelizave për t’i bërë ballë patogjeneve të ndryshme.

Klan News