Banorët: Po na shkurton jetën, situata është alarmante

E shtrirë në një sipërfaqe prej 160 hektarësh, rreth 4 km larg nga qendra e Elbasanit, ish-Metalurgjiku është një nga zonat e nxehta mjedisore në Shqipëri. Situata është trashëguar që nga periudha e para viteve ’90, por vijon që të mbetet shqetësim për qytetin. Banorët e Balldrenit janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen nga aktiviteti industrial. Ata thonë se kjo zonë është e pabanueshme.

Sipas specialistëve që bëjnë edhe matjet në zonë, bëhet fjalë për një ndotje sa dyfishi i normës së vendeve të Europës.

Shkarkimet e pakntrolluara në ajër nga kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në zonën industriale pranohen edhe nga bashkia e qytetit. Por sipas pushtetit vendor situata ka ndryshuar krahasuar me vite më parë.

“Padyshim nuk është se kemi arritur parametra të kënaqshëm për shkak se ne kemi industrinë e metalurgjisë që ngelet një ndotës potencial, por duke e mbajtur nën kontroll dhe duke u aktivizuar edhe filtrat, ka një përmirësim të ndjeshëm të qytetit”.

Një nivel i tillë ndotjeje përveçse ka efekt negativ në jetën e përditshme të banorëve, ndikon edhe në turizëm.

Klan News