Nëntë persona janë arrestuar në Krujë gjatë një operacioni të befasishëm të policisë në Krastë, pas shqetësimeve të qytetarëve për ndotjen e mjedisit. Policia bën me dije se aktiviteti i djegies së materialeve të ndryshme për prodhimin e gëlqeres, rrezikonte shëndetin e banorëve.

Të arrestuarit janë Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç.

Të arrestuarit në mënyrë të përsëritur digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

/tvklan.al