Autoritetet kineze kanë detyruar mbylljen e shkollave, autostradave dhe parqeve

Autostradat, shkollat, parqet dhe këndet e lojërave në Pekin me rreth 24 milionë banorë, janë mbyllur për shkak të ndotjes së madhe.

Një mjegull mbuloi pjesë të Kinës veriore ku dhe ndërtesat më të larta u zhdukën si pasojë e ajrit të ndotur.

Autoritetet e Pekinit fajësuan “kushtet e  pafavorshme të motit dhe përhapjes së ndotjes rajonale” për situatën e krijuar dhe thanë se smogu ka të ngjarë të vazhdojë të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës.

Një pjesë e autostradave në qytetet kryesore, përfshirë Shangain, Tianjin dhe Harbin u mbyllën. Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Skoci këtë javë për negociatat e Konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike  për të shmangur pasojat katastrofike të klimës, por Presidenti kinez Xi Jinping në vend që të merrte pjesë personalisht zgjodhi të shkruante një fjalim.

Kina, prodhuesi kryesor në botë i gazeve serë, përgjegjëse për ndryshimet klimatike, po rrit prodhimin e qymyrit, pas një krize energjie të shkaktuar nga objektivat strikte të emetimeve dhe çmimet rekord të karburanteve fosile.

Klan News