Ndre Legisi në një intervistë për Kushtetutën shprehet se është e drejta e çdo grupimi politik që ta shprehë votën e vet pro, kundër apo abstenim dhe këtë e vendosin strukturat e Partisë Demokratike dhe jo partitë apo shoqatat e tjera. Ndërsa Aleksandër Garuli tha se përpjekjet për ta politizuar procesin e Kushtetutës janë gjithmonë të dëmshme dhe përpjekja që u bë sot për ta institucionalizuar disi  grupimin e partive që i thonë “Po” Kushtetutës, krijon një precedent të rrezikshëm për polarizim dhe Partia Republikane nuk ishte dakort që kjo çeshtje të arrinte në këtë stad.

Pamje Ndre Legisi intervistë, Aleksandër Garuli intervistë./tvklan.al