Ndre Legisi intervistë për Kushtetutën e re. Sipas Ndre Legisit kjo Kushtetute ka hapësirat e duhura për të bërë ndryshime. Kjo është një Kushtetutë bashkëkohore dhe e mbeshtetur nga institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu Legisi shprehet se janë të hapur për dialog midis Pozitës dhe Opozitës pasi dialogu është rruga më e drejtë që mund të përmirësoje gjendjen e Shqipërisë.

Kushtetuta lë hapësira për të bërë ndryshimet e duhura. Ne nuk kemi pretenduar që kemi bërë një Kushtetutë perfekte edhe pse ajo është mjaft bashkëkohore e mbështetur nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Në të ardhmen ajo do të ketë ndryshime në amendamente për përmirësimet e duhura. Ne kemi bërë disa herë thirrje për dialog mes Pozitës dhe Opozitës dhe mendojmë se dialogu është mënyra më e drejtë që mund të përmirësojë gjendjen e Shqipërisë. “ /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame