Ndriçim Xhepa padyshim është një nga emrat më të njohur të skenës dhe ekranit. Në karrierën e tij numëron 40 role në teatër dhe 30 në kinema. Aktualisht është  kryetar i jurisë së festivalit mbarëkombëtar të Teatrit. Ai ngre alarmin se produktet artistike shqiptare janë në nivelet e mediokritetit, afro 70% e produksioneve.

“Që të jem i sinqertë 20-30 % e produktit që prodhohet mund të jenë shfaqje që ia vlen të shikohen, me regji të mirë, të arriturra, 70% janë mëse mesatare, mëse mediokre që po të kishte ca këshilla artistike vendimarrëse duhet t’i bllokonin. Ka shumë shfaqje që janë ordinere”.

Nga ana tjetër ai thotë se realizmi i festivaleve është i rëndësishëm për të rritur cilësinë.

“Është e natyrshme që në harkun e dy vjetëve nëqoftëse kryeqendrat mund të kenë 12-13 premiera të kryera dhe nga këto të nxjerrin dy produkte të mira aq më tepër që mbas kaq kohe ne të përfaqësohemi në festival me këtë. Po këtë gjë diouhet ta bëjnë edhe qytetet më të vogla dhe trupat më të vogja. Kjo do të rrisë cilësinë e shfaqjeve dhe të festivalit”.

Si kryetar i jurisë e artist debati për shfaqjet është shumë i rëndësishëm dhe shumë artistë refuzojnë të shohin shfaqjet e njëri tjetrit.

“Problemi është që ke individë të çuditshëm që vijnë luajnë vetë dhe ikin nuk i sheh në dutët e aktivitetve, nuk shohin pjesët e të tjerëve dhe fillojnë gjykojnë jurinë. Bëjnë humore nëpër facebook.  “Juria hahhha”- bënte njëri që nuk e di në ç’raport është me atë të trupës tjetër. Dhe këtu fillojnë ato gjarpërinjtë në barqet e njerëzve të skenës që ju me të drejtë i thoni xhelozi. Se të gjithë duan të marrin vendin e parë.”

Por nga na tjetër është kundër miskimit të dramës shqipe edhe asaj të huaj.

“Mbas një dyvjeçari të vijnë radha e veprave kombëtare atëherë të gjitha trupat teatrore duhet të mendojnë më tepër për të orientuar për të shkuar drejt një vepre cilësore. Konkurse bëhen të dramës shqipe çdo vit dhe duhet të jenë të intereuasr regjisorët dhe të zgjasin dorën drejt një vepre cilësore. Më parë veprat kombëtare kështu prezantoheshin”.

Në këto ditë të festivalit deri më 30 shtator do të prezantohen 14 trupa mbarëshqiptare ku shfaqjet nisin në 18:00 në Universitetin e Arteve dhe në orën 21:00 në skenën e Art Turbinës.

/abcnews.al