Këtë pamje mori obelisku i gurtë në Gjirokastër mbrëmjen e së mërkurës. Monumenti u ndriçua i gjithi duke marrë tjetër pamje dhe duke zbukuruar edhe sheshin para tij

Kjo pamje e re e obeliskut tërhoqi vëmendjen jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe të turistëve.

Florian Canga i cili e realizoi thotë se nuk ishte një punë e lehtë.

Florian Canga, artist: Bazohet në teknikën e hartëzimit, por bazohet edhe në rendimentin e reflektimit të dritës dhe lazerit si dhe volumterisë në ajër që krijohet midis lazerit dhe tymit.

Ai tregon edhe arsyen pse u zgjodh obelisku për tu kthyer në instalacion.

Florian Canga, artist: Ky objekt u zgjodh për arsye të identitetit që ka si një monument që i dedikohet diturisë dhe njohurisë, arsimimit dhe të gjithë elementëve që vijnë nga njohja që ka njeriu dhe mësimi i të vërtetës dhe iluminimi.

Artisti thotë se ky ishte punimi i parë në Gjirokastër ndërsa ka realizuar të tilla në qytete të ndryshme të vendit.

Klan News