Nga një studim i fundit ka rezultuar se ndrojtja është thjesht një strategji mbrojtjeje që ka rol thelbësor në evolucionin e njeriut.

Por çfarë është ndrojtja?

Deri më sot kanë qënë disa nga teoritë që kanë shoqëruar njerëzimin për t’i dhënë përgjigje kësaj ndjesie. Në tregimin biblik, turpi ishte i panjohur në parajsën tokësore dhe shfaqet kur Adami dhe Eva nuk iu bindën Zotit dhe hëngrën frutin e ndaluar.

Për disa eshtë emocion i kotë, i pakëndshëm për të tjerë, gjendje për t’u kuruar për një tjetër rrymë, ose edhe trashëgimi kulturore, sipas bindjes më të përhapur.

Por sipas një grupi kërkuesish të Santa, ndjesia e zorrit nuk shpjegohet në asnjë nga teoritë tradicionalisht të pranuara nga filozofia.

Sipas tyre, është thjesht një strategji mbrojtjeje, pjesë e pandashme e pajës sonë biologjike dhe ka pasur një rol thelbësor në evolucionin e njeriut.

Studiuesit thonë së kjo ndjesi ka një funksion esencial, pasi na ndihmon në parashikimin e paragjykimit negativ të të tjerëve kur kryejmë një veprim të caktuar.

Ndjesia është si dhimbja, që shërben në parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të dëmeve në organizmin tonë, në këtë rast në marrëdhëniet tona sociale.

Pavarësisht se nuk ka reputacion të mirë në kulturat mbarëbotërore, ndjesia e ndrojtjes ndihmon në evitimin e zgjedhjeve të gabuara dhe na ndihmon të marrim më të mirën nga situatat negative që na shoqërojnë.

Klan Plus