Pasi shënoi për skuadrën e tij Cluj, Arlind Ajeti nuk do të mund të jetë në kombëtare për shkak të një dëmtimi.

Mbrojtësi është paraqitur në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare dhe i është nënshtruar kontrolleve nga stafi mjekësor i përfaqësueses.

Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj nga Lokomotiva e Zagrebit, i cili ishte pjesë e listës së pritjes së brazilianit.

Për momentin, lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike. Duke qenë se futbollistët ishin të impenjuar me skuadrat e tyre në ndeshje gjatë fundjavës, grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes.

Tv Klan