Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë marrë fund sonte në mbrëmje hamendjet mbi kabinetin e ri qevritar Meta. Makbule Çeço do jetë numuri 2 i Qeverisë së re i krijuar nga Kryeministri Meta. Në listën e ministrave të kabinetit qeveritar të dekretuar nga presidenti i Republikës Rexhep Mejdani figuron në listë Zv/kryeministre dhe Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, prefektja e Tiranës Makbule Çeço.

Largohet nga Ministria e Punës, Kadri Rrapi. Një emër i ri nga shoqëria civile Zef Preçi ka zëvendësuar Ylli Bufin në krye të Ministrisë së Ekonomisë e Privatizimit. Arben Demeti i Aleancës Demokratike ka marrë Ministrinë e Ndërtimit duke i lënë Bashkim Finos Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Preç Zogaj është emëruar Ministër Shteti pranë Kryeministrit. Socialdemokratja Ingrid Shuli është Ministre e Transporteve. Kanë ruajtur postet ministrat e kabinetit të ish-kryeministrit Majko, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Ministri i Rendit Poçi, Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, Ministri i Kulturës Edi Rama, Ministri i Financave Anastas Angjeli, i Bujqësisë Xhuveli, i Shëndetësisë Solis, i Arsimit Ruka dhe i Drejtësisë Panda.

Kryeministri Meta ka eliminuar Ministrinë e Informacionit. Betimi para Presidentit Mejdani i hap rrugë provës së votëbesimit në parlament të qeverisë së re të krijuar nga kryeministri Ilir Meta./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame