Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit



Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit

11:55 11/06/2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur disa ndryshime në nivel drejtorësh. Nga ndryshimet janë prekur drejtues të qarqeve dhe të policive të kufirit.

Kështu, është shkarkuar drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Panganika, dhe në vend të tij është emëruar Alfred Mara.

Po kështu, drejtor i Policisë së Beratit Hasan Ahmeti është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Neritan Nallbati. Ndërsa në Policinë e Fierit është emëruar drejtues Bledar Çeliku.

Në Drejtoritë e Policive të Kufirit ka pasur ndërrime të drejtuesve. Drejtori i Kufirit të Korçës, Arben Joca, është transferuar drejtor i Kufirit në Gjirokastër, që deri tani drejtohej nga Idajet Hoxha. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit të Korçës është emëruar Andin Marku.

Drejtor i Kufirit në Vlorë është emëruar Luan Hysenaj, ndërsa në drejtorinë e Kufirit të Tiranës është caktuar drejtues Arben Ibro. /tvklan.al




Të ngjashme