Kampionati Botëror i Moto GP kthehet në Silverstone këtë fundjavë për raundin e tij të shtatë, por këtë herë me risi.

Organizatorët kanë njoftuar një ndryshim të orarit për Çmimin e Madh të Britanisë që do të prekë të tre kategoritë: Moto3, Moto2 dhe MotoGP.

Ndryshimi është pjesë e një strategjie për të shmangur mbivendosjet me një tjetër ngjarje të madhe sportive këtë fundjavë: Çmimin e Madh të Monakos F1.

Programi i garave do të jetë ndryshe nga zakonisht nga e premtja, 23 Maj deri të dielën më 25 Maj.

Organizatorët e eventit kanë vendosur të ndryshojnë oraret, duke pasur parasysh shikueshmërinë televizive globale.

Me miliona shikues që ndjekin Kampionatin Botëror të Motoçikletave dhe Kampionatin e Formula 1, organizatorët kanë kërkuar të shmangin dy eventet sportive. Provat e lira të së premtes në Moto GP do të zhvendosen me dy orë.

Gara Sprint do të zhvillohet në orën 17: 00 të së shtunës. Të dielën Moto2 do të nisë në orën 12:15, e ndjekur nga gara MotoGP, e planifikuar për në orën 14:00. Surpriza vjen me Moto3, e cila do të nisë në orën 15:30.

Kjo do të japë mundësinë që të ketë një mbulim më të mirë mediatik, si edhe tifozët të kenë mundësinë e ndjekjes. Ky ripërshtatje, megjithëse e pazakontë, i përgjigjet një nevoje logjike brenda ekosistemit të transmetimit sportiv.

Silverstone do të jetë skena e një fundjave të mbushur me gara motorësh, ku si MotoGP ashtu edhe Formula 1 do të dhurojnë emocione pa lënë në hije njëra-tjetrën.

Klan News