Në përfundim të analizave vjetore të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare do të rifreskojë kuadrin drejtues në disa njësi strukturore në të tre nivelet, me qëllim rritjen e cilësisë në ndjekjen penale.

Në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar sot disa ndryshime:

Në Prokurorinë e Përgjithshme

Drejtoria Gjyqësore dhe e Ekzekutimeve të Dënimeve Penale shkrihet dhe stafi i saj integrohet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale.

Drejtoria e riformatuar do të vijojë të drejtohet nga Adnan Xholi dhe tashmë do të përbëhet nga 6 prokurorë.

Në nivelin e Prokurorisë së Apelit

Kleanthi Zeka, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë, komandohet drejtues i saj, duke zëvendësuar drejtuesin e deritanishëm, Henrik Haxhiraj, i cili do të vijojë të ushtrojë funksionet e prokurorit të thjeshtë në Apelin e Vlorës.

Në nivelin e Prokurorisë së shkallës së parë (Pozicioni drejtues)

Besim Hajdarmataj, aktualisht Zv/drejtues në Prokurorinë për Krime të Rënda, komandohet drejtues në këtë strukturë, duke zëvendësuar Blerim Tominaj, i cili do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj prokurorie.

Zeqir Hoda, aktualisht drejtues në Prokurorinë e Kurbinit, komandohet drejtues në Prokurorinë e Lezhës, duke zëvendësuar, Përparim Vukaj, i cili do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë asaj prokurorie.

Hysni Vata, aktualisht prokuror në Dibër, komandohet drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, duke zëvendësuar Zeqir Hoda, i cili është komanduar në drejtimin e Prokurorisë Lezhë.

Arjan Muçaj, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, komandohet drejtues në Prokurorinë e Rrethit Përmet, duke zëvendësuar Silvana Pani, e cila vijon në detyrën e prokurorit të thjeshtë në atë prokurori.

Artur Ismailukaj, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, komandohet drejtues në këtë Prokurori, duke zëvendësuar Artan Shtrungza, i cila vijon në detyrën e prokurorit të thjeshtë në atë njësi strukturore.

Urim Buci, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, komandohet drejtues në këtë Prokurori, duke zëvendësuar Esmeralda Cami, e cila vijon në detyrën e prokurorit të thjeshtë në atë njësi strukturore.

(Pozicioni zv/drejtues)

Në Prokurorinë e Korçës komandohet zv.drejtues prokurore Dhorina Theodhori, e cila zëvendëson në këtë detyrë prokuroren Ollga Visi

Në Prokurorinë e Vlorës komandohet zv.drejtues prokurore Flora Çela, e cila zëvendëson në këtë detyrë prokurorin Alfred Saliu

Në Prokurorinë e Elbasanit largohen nga funksioni i zv/drejtuesit dy prokurorët, Alfred Shehu dhe Ridvan Suka. Gjithashtu shkurtohet një pozicion zv/drejtuesi, duke u reduktuar në një post, në të cilin komandohet prokurorja Enkelejda Millonai.

Ndërkohë, prokuroria njofton se po shqyrtohen mundësitë e ndryshimeve të tjera, me synim përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit institucional. /tvklan.al