Ndryshimet e trajnerëve në Superligë

Ndryshimet e trajnerëve në Superligë

15:00 01/01/2016 Superliga-shqiptare-superiore

Trajnerët e Superligës nuk kanë qenë të qetë edhe këtë sezon. Pjesa më e madhe e ekipeve kanë ndërruar të paktën një herë teknikun. Skënderbeu dhe Teuta kanë shpëtuar deri më tani. Korçarët drejtohen prej verës së 2012 nga Mirel Josa, i cili ka marrë 5 trofe.

Te durrsakët drejton Gugash Magani prej fillimit të sezonit. Gjysma e parë e kampionatit është treguar më e ashpër me skuadrat e fundit të tabelës, veçanërisht me Tërbunin dhe Bylisin. Mallakastriotët do ta nisin me Stavri Nicën fazën e tretë, i cili trajneri i katërt për këtë sezon.

Kukësi shkarkoi Marcelo Troisin, nga Flamurtari I largua trajneri Levi, ndërsa Vllaznia u drejtua për pak javë nga Zmijani. Trajnerin e ndryshuan edhe ekipet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani. Nga bardheblute u largua trajneri Muça, ndërsa të kuqtë pas largimit të starovës do të drejtohen nga një italian, Andrea Agostinelli, për momentin është i vetmi i huaj në Superligë.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT