Ndryshimet klimatike diskutohen në Paris



Ndryshimet klimatike diskutohen në Paris

09:13 30/11/2015 U.S. President Barack Obama (2nd R) is welcomed by French President Francois Hollande (R) and (L to R) French Ecology Minister Segolene Royal, French Foreign Affairs Minister Laurent Fabius, President-designate of COP21, United Nations Secretary General Ban Ki-moon and Christiana Figueres, Executive Secretary of the UN Framework Convention on Climate Change, as he arrives for the opening day of the World Climate Change Conference 2015 (COP21) at Le Bourget, near Paris, France, November 30, 2015.     REUTERS/Christian Hartmann - RTX1WFXF

Udhëheqësit e 147 vendeve të botës, mes të cilëve edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani marrin pjesë në Konferencën e OKB-së për Klimën, që zhvillohet në Paris nën masa të larta sigurie.

Në fjalën e tij Presidenti Amerikan Barak Obama tha se: “Kjo konferencë do të shërbeje si pikë kthese në përpjekjet botërore për të kufizuar rritjen e temperaturave në të ardhmen”.

Udhëheqësit e 147 vendeve të botës do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje brenda dy javësh, me qëllimin për të reduktuar emetimin e gazit karbonik dhe kufizimin e ngrohjes globale me 2 gradë Celsius. Samiti i Klimës po shoqërohet me masa të larta sigurie për shkak të ngjarjeve të dy javëve më parë në Paris. Në nderim të viktimave presidenti amerikan Barak Obama vizitoi teatrin “Bataclan”, një prej vendeve që u sulmua nga terroristët.

Tv Klan






Të ngjashme