Kryeministri britanik Boris Johnson: Duhet të veprojmë për të frenuar ngrohjen
Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se samiti i kësaj organizate për ndryshimet klimatike, që do të zhvillohet në Nëntor në Glasgou është shansi i fundit për njerëzimin. Ai ka deklaruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme dhe u bëri thirrje liderëve botërorë të luftojnë kundër ngrohjes më të madhe të tokës.
“Ne e kemi bërë vetë këtë planet, vërtet të mrekullueshëm, të pabanueshëm dhe jo vetëm për veten tonë, por edhe për shumë specie të tjera”.
Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.
“Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”.
Johnson përshëndeti premtimin e bërë një ditë më parë nga Presidenti kinez Xi Jinping për t’i dhënë fund përdorimit të qymyrit jashtë vendit si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar botën të përmbushë objektivat e marrëveshjes së Parisit për klimën.
Një analizë e OKB -së për zotimet e vendeve nën marrëveshjen e Parisit për klimën 2015 tregoi se emetimet globale do të jenë 16% më të larta në 2030 sesa ishin në 2010.
Klan News