Plantacionet e mbjella me pjeshkë në Barbullinjë të Lushnjës rrezikojnë të dëmtohen nga ndryshimet e kushteve të motit.

Klima në këtë zonë ka qenë e ngrohtë gjatë Janarit dhe Shkurtit, por situata ka ndryshuar në këto ditë të Marsit kur temperaturat janë ulur.

Pemët janë në fazën e çeljes së luleve dhe ftohja e motit ka filluar të shkaktojë dëme.

“Kur kjo çel, pastaj e than lulen domethënë, kur lulja është e çelur se e ka gënjyer koha, po ngroh në Janar dhe po ftoh në Shkurt dhe Mars. I ftohti ma ka goditur në këtë lloj formule, domethënë ma ka lënë, ishin me lule, ishin me kokrra të gjitha dhe i ka goditur. Thuajse te 70% jemi të goditur. Fillon një grimcë breshëri dhe i eleminon komplet, sidomos breshëri, edhe ngrica. Ka dëme në pemët. Prishen ato se bën njëherë vapë atje, njëherë ftohtë. Ajo klima s’është e stabilizuar”, thonë fermerët.      

Në zonën e Fiersheganit dhe Barbullinjës 90 përqind e tokave janë të mbjella me drufrutorë.

Prodhimi do të dalë në treg dy javë më herët këtë vit krahasuar me 2024 për shkak të klimës së ngrohtë. Thuajse e gjithë sasia e prodhuar pritet të shkojë për eksport në vende të ndryshme europiane.

Klan News