Ndryshimet kushtetuese, ambasadoret në zyrën e Bashës



Ndryshimet kushtetuese, ambasadoret në zyrën e Bashës

23:13 30/07/2020

Takimi u zhvillua pas votimit pa konsensus në Kuvend

Vetëm pak orë pasi Kuvendi votoi me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Kim, Soreca dhe Norman qëndruan për afro 1 orë në zyrën e Bashës, ndërsa në takim mësohet se ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi dhe nënkryetari Edi Paloka.

Palët pjesëmarrëse në këtë takim nuk dhanë detaje në lidhje me diskutimet e zhvilluara, por ai vjen pas deklaratave të forta të opozitës se nuk i njeh ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë që pas këtij takim sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi bëri të ditur se PD ta shprehë nesër qëndrimin e saj për vijimin e diskutimit për reformën zgjedhore në Këshillin Politik.

Tv Klan




Të ngjashme