“Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes”

Pas këtyre deklaratave të opozitës së bashkuar ka reaguar Kryeministri Rama që tha thotë se ata duhet të ulen menjëherë me Partinë Socialiste dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese.

Rama thotë se këto ndryshime nuk janë më projekt, por pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës dhe janë të detyrueshme për të gjithë dhe pa dallim.

“Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, por për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese”, thotë Rama që shton se s’ka kohë për të humbur dhe se puna duhet të fillojë që nesër.

“Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë”, e mbyll Rama.

Tv Klan