Pasditen e kësaj të marteje, Kryeministri Edi Rama është takuar me opozitën parlamentare. Në takim morën pjesë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, ndërsa Rama shoqërohej nga Taulant Balla.

Në një dalje për mediat, Rudina Hajdari tha se kërkesat që iu parashtruan mazhorancës ishin të njëjtat me ato të takimit të para një muaji, konkretisht lista të hapura, heqje të koalicioneve parazgjedhore.

Ajo u shpreh se nuk është gjetur një dakordësi ndërsa tha se do ta kushtëzojnë votën e tyre dhe se nuk do të votojnë asgjë në Kuvend.

“Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë se çfarë do ndodhë në vijim, që ne do këmbëngulim me kërkesat tona, do t’i imponohemi mazhorancës sepse ata nuk i kanë votat”.

Ndërkohë opozita jashtë parlamentit kërkon që të miratohet sa më shpejt, sipas marrëveshjes së arritur falë dhe ambasadës amerikanë dhe BE, pa bërë asnjë ndërhyrje në ndryshimet e kodit të ri zgjedhor. /tvklan.al