kuponi

Duke filluar nga 29 janari bizneset që kapen në shkelje me ligjin dhe punonjësit e tatimeve, që abuzojnë me detyrën do të përballen me burgun.

Në fletoren zyrtare janë publikuar ndryshimet në ligjin për kodin penal dhe ato marrin fuqi ligjore pas 15 ditësh.

Moslëshimi i kuptonit tatimor ose faturës tatimore, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Ushtrimi i një aktiviteti tregtar paregjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale dënohet  deri në 3 burg, kur është marrë më parë masa administrative. Ndërsa deri në 10 vjet  burg parashikohet dënimi për ata që kapen me kontrabandë.

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut thotë se ky ligj është antikushtetes dhe brenda javësh do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e tij.

Me kërkesë të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin  për ndryshimet e procedurave tatimore që pashikon deri  10-fishim gjobë për bizneset, që kapen me shkelje. Por pavarësisht pezullimit, kreu i kësaj shoqate thotë se inspektorët tatimore vazhdojnë të vendosin gjoba, sipas ligjit të ri.

Më 26 janar, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për fatin e ligjit të pezulluar të procedurave tatimore.

Tv Klan