Gjykata kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin e ligjit të procedurave tatimore që parashikon deri në 10 fishim të gjobës për bizneset që kapen me shkelje.
Pasi ka dëgjuar për afro dy orë pretendimet e të dyja palëve; të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Ministrisë së Financave, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Financave për heqjen e pezullimit të ligjit.
Kjo masë qëndron në fuqi deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.
Gjatë seancës, anëtarët e Gjykates Kushtetuese shprehen hapur rezerva për ashpërsimet që sjell ligji.
Me këtë vendim të Gjykjates Kushtetuese, inspektoret tatimore që kapin bizneset në shkelje me ligjin, nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba sipas ligjit të ri, por sipas atij të vjetrit .
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut tha se të premten do të depozitojë në Gjykaten Kushtetuese kërkesën për pezullim të ndryshimeve në Kodin Penal, që parashikon burg për bizneset që kryejnë evazion fiskal. Ndryshimet në kod hyjnë në fuqi në 29 janar.
Tv Klan