“Thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës”

Sipas Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor. Selia blu reagoi këtë të enjte përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në lidhje me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit.

Në deklaratë thuhet se këto ndryshime janë në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Prandaj Bardhi thotë se për PD-në, ky ligj është antikushtetues dhe i papranueshëm.

“Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, thuhet në deklaratë./tvklan.al