Çfarë mendojnë vetë ministrat që u kritikuan në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste për të cilët u tha se ka ardhur koha për tu lënë vendin të tjerëve. Vetë kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano deklaroi dje se nëse Ruka, Xhuveli, Pano nuk reflektojnë në punën e tyre, do të detyrohen të largohen. Ndryshe nga kryetari socialist, Kryeministri Meta nuk ka dashur sot të bëjë ndonjë deklaratë lidhur me ndryshimet e ndodhura në qeveri. Por ja çfarë thotë një nga ministrat e përfolur, ai i Arsimit Et’hem Ruka:

” Ky mund të ketë mendimi i shokut Nano, kryetarit të partisë. Unë nuk jam kritikuar në asnjë nga qeveritë ku kam qënë ministër. Nuk jam kritikuar në asnjë nga forumet e partisë dhe më duket çudi se si mund të fokusohem si një ministër që ka punuar më pak. Gjithsesi mua më ka ftuar në kabinetin e tij Kryeministri Meta dhe do të punoj derisa ai të pranojë bashkëpunimin me mua. Unë një gjë do deklaroj se do të punoj njësoj që nga minuta e parë që kam filluar punën deri në minutën e fundit.”

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Agim Neza në emër të minsitrit u shpreh se nuk dihet asnjë argument përsa i përket largimit të Ilir Pandos. Ndërkohë Ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli tha:

” Unë pres pyetjet që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe me rezultatet e bujqësisë. Si rezultat i masave të marra në zbatim të programit të qeverisë në vend është krijuar një situatë mjaft e mirë bujqësore”.

Por nuk do të jenë ministrat ata që do të vendosin për qëndrimin ose jo në Kabinetin Meta./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego