Ndryshimi drastik i Danielit, “Doktor Plastik” i mundëson takim me vajzën e ëndrrave të tij

Ndryshimi drastik i Danielit, “Doktor Plastik” i mundëson takim me vajzën e ëndrrave të tij

14:48 09/08/2019

Daniel Gjata ishte protagonisti i kësaj puntate në emisionin “Doktor Plastik” në Tv Klan. 24-vjeçari nga qyteti i Lushnjës tregoi se kur ishte fëmijë për shkak se veshët e tij ishin jo normalë shokët e quanin “llapush”. Ai vendosi të sfidojë frikën dhe të realizojë operacionin në klinikën Da Vinci për të ndryshuar pamjen e tij.  

“Arsyeja se përse kam ardhur në “Doktor Plastik” janë veshët. Nuk jam normal si gjithë të tjerët, jo se kam ndonjë anomali të madhe, por do ishte mirë të ishin drejt. Kur isha i vogël shokët më thërrisnin llapush. Kam parë shumë raste operacionesh në “Doktor Plastik” që kanë dalë me sukses, por ky është operacioni i parë që bëj dhe e kam pak siklet. Nuk mund të rri dot me anestezi lokale”, tha Danieli.

Por pavarësisht frikës ai ishte i bindur të kryente operacionin. Ndërkohë që fliste për veten moderatorja Kiara Tito pyeti 24-vjeçarin edhe për vajzën e ëndrave. Sipas tij vajza perfekte për të duhet të jetë si ish-velina e “Xing” Rashel Kolaneci.

Pas realizimit të ndërhyrjes në klinikën Da Vinci, Daniel tha se ishte shumë i kënaqur me rezultatin, por nuk mbaron me kaq. “Doktor Plastik” gjithashtu surprizoi Danielin duke realizuar një takim me vajzën e tij të ëndrave Rashel Kolanecin./tvklan.al

Të ngjashme
UKT