Këtë javë pjesë e reality show “Doktor Plastik”, në Tv Klan ishte Florind Taku me profesion futbollist, i cili bëri mbjelljen e flokëve.

Siç tregon vetë futbollisti, rënia e flokëve për të ka qenë hall, pasi shokët e quanin tullac. Ai tha se rënien e flokëve e ka gjenetike dhe të trashëguar nga dajallarët.

“Ju duket çudi, por rënia e flokëve është halli im. Unë kam lindur në Tiranë dhe kam filluar të luaj futboll që 12 vjeç. E kam nisur duke luajtur me shokët e lagjes, e kisha pasion. Kam nisur me ekipin e Tiranës si ekip profesionist dhe tani luaj për Pukën. Rënien e flokëve e kam gjenetike, e kam marrë nga dajat. Ka dy vite që e kam filluar dhe e kam shumë problem, rrija përpara pasqyrës duke i rregulluar. Para disa kohësh ishim në grumbullim me ekipin dhe kemi shkrepur të njëjtën foto mbi 10 herë sepse më shkëlqente mua koka, mezi gjeta pozicionin e duhur. Ana e majtë është më e thellë, ndërsa anën e djathtë e mbuloj. Sa herë shkoja tek berberi më thoshte t’i mbjell, edhe shokët të njëjtën gjë më thonë. Më pas pashë “Doktor Plastik”. Pasi të mbjell flokët, do t’i rris për inat të shokëve sepse më thonë të gjithë tullac”, tha Taku.

Florindi u shpreh se rënia e flokëve ka ndikuar për keq edhe në raport me femrat.

“Rënia e flokëve edhe në raport me femrat më ka ndikuar pak për keq, sa herë që dilja me ndonjë shoqe më dukej sikur më shikonte tek flokët gjithë kohën dhe shpesh përpiqesha t’i rregulloja që të mos dukesha keq”, tha futbollisti.

Në bashkëpunim me klinikën “Da Vinçi” ëndrra e futbollistit u bë realitet dhe pas mbjelljes së flokëve shprehet se ia ka vlejtur.

“Në fillim më dukeshin keq sepse nuk kishin dalë akoma, por pasi filluan të dalin mu dukën super. Edhe shokët në stërvitje filluan të më bëjnë komplimente, ata që nuk kanë flokë tani thonë që do t’i mbjellin, në ato momente mendoja se ia ka vlejtur kjo që kam bërë”, përfundoi futbollisti./tvklan.al