Këngëtarët Mateus Frroku dhe Anxhela Peristeri ishin të ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Gjatë emisionit ata treguan edhe se si kanë arritur të humbisnin peshë duke bërë ndryshim drastik në trupin e tyre.

Anxhela tha se në tre muaj ka humbur 12 kilogramë duke bërë palestër dhe balet. Ndërkohë Frroku tregoi se prej më shumë se një viti vrapon çdo ditë dhe se ka humbur mbi 30 kilogramë.

Arian Çani: Anxhela sa kile ke humbur?

Anxhela Peristeri: Kam humbur 12 kile për 3 muaj. Unë njëherë i heq, njëherë i vë. Unë jam shumë e dashuruar me ushqimin dhe ky është problemi im. Alkool nuk kam pirë më. Unë kam bërë palestër dhe në balet.

Arian Çani: Edhe ti Mateus je dobësuar…

Mateus Frroku: Unë për një vit kam humbur mbi 30 kile. Prej një viti bëj rreth 13 kilometra në ditë pa asnjë ditë pushim. Është sfidë e bukur.

/tvklan.al