Ndryshimi i 62-vjeçares në “Doktor Plastik”

Ndryshimi i 62-vjeçares në “Doktor Plastik”

10:52 16/08/2019

Në këtë episod të emisionit “Doktor Plastik protagoniste ishte Xhane Nezaj, historia e së cilës duket se përfaqëson një pjesë të mirë të grave të cilat ende i druhen tabuve për të kryer një ndërhyrje estetike. Xhane Nezaj është një grua 62-vjeçare nga Tropoja e cila do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për “lifting fytyre” në klinikën Da Vinci.  

Vajza e saj, Erleta ka qenë ajo që aplikoi në “Doktor Plastik” për nënën e saj. Dëshira e saj ishte që nëna e saj të ndihej më e re. Por pas përgjigjes pozitive nga emisioni i është dashur të bëjë një punë bindëse me nënën e saj, e cila i druhej pjesëmarrjes në një reality show për shkak të frikës nga opinioni publik.

“Quhem Xhane Nezaj, jam 62 vjeç dhe banoj në Tiranë. Kam punuar si laborante në spitalin e “Bajram Currit”. Në atë kohë nuk ka pasur kremra nga këto që përdoren sot. Në moshën 47-vjeçare kam marrë disa ilaçe, por nuk e dija që të shëndoshnin dhe mora shumë peshë. Pasi lash ilaçet, rashë 14 kile dhe kuptova që po më varej lëkura”, tregoi Xhane.

Pas ndërhyrjes ajo tha se nuk kishte pasur asnjë problem gjatë dhe pas operacionit dhe se ishte shumë e kënaqur me rezultatin e arritur.

“Doja të kisha një rezultat natyral duke marrë parasysh moshën që kam. Më përpara kam pasur një qafë më të rrudhur, por tani e ndjej më të freskët”, tha Xhane./tvklan.al

Të ngjashme