Sipas  studimeve të realizuara meshkujt janë në përgjithësi më të prirur të sëmuren nga kanceri i zorrës së trashë, por ndryshimi i dietës  së tyre ushqimore, mund të ulë rrezikun e zhvillimit të  kësaj sëmundjeje.

Ushqimet me bazë bimore ofrojnë një sërë përfitimesh të shëndetshme, si rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit të tipit 2. Konsumimi i rregullt i frutave dhe perimeve mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Një studim i ri i realizuar me 79,952 burra në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se një dietë e pasur me perime, fruta, drithëra, bishtajore, arra dhe fara mund të sjellë rrezik 22%  më të ulët të zhvillimit të kancerit kolorektal apo tumorit të  zorrëve krahasuar me ata që i konsumojnë më pak ushqimet me bazë bimore.

Sipas studimit, reduktimi i konsumit të ushqimeve me bazë shtazore, drithërave të rafinuara dhe sheqernave mund të sigurojë përfitime gjatë gjithë jetës.

Është interesante se studiuesit nuk gjetën një lidhje midis dietave me bazë bimore dhe kancerit l midis 93,475 grave në SHBA.

“Ne spekulojmë se antioksidantët që gjenden në ushqime të tilla si frutat, perimet dhe drithërat mund të kontribuojnë në uljen e rrezikut të kancerit kolorektal duke shtypur inflamacionin kronik, i cili mund të çojë në kancer,” shpjegon Jihye Kim, e cili hulumton ushqimin dhe dietat në Universitetin Kyung Hee. në Korenë e Jugut.

Më tej, në studimin e publikuar në Science Alert, thuhet se burrat që konsumojnë 9% më pak mish se mesatarja, kanë më pak mundësi të preken nga kanceri kolorektal, apo tumori i zorrës së trashë.

“Duke qenë se meshkujt janë më të rrezikuar se femrat nga kanceri kolorektal, kjo mund të shpjegoj arsyen se  pse dietat e pasura bimore kanë më shumë efekt se te burrat sesa  te gratë. Po ashtu në përgjithësi gratë konsumojnë më tepër perime ndaj përfitimet ndaj kësaj diete ato mund ti kenë marrë  më herët”, thuhet në studim.

Kanceri kolorektal konsiderohet si një nga tre llojet e kancerave më të përhapur, i cili më së shumti prek burrat dhe megjithëse ende duhen mjaft studime për të arritur në një “kurë parandaluese”, dieta   bimore është diçka për t’u provuar. Fundja frutat dhe perimet s’i bëjnë keq askujt./tvklan.al