Deputetët i parashtruan pyetje ekspertëve

Këshilli i Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e dytë për të diskutuar mbi kërkesën e opozitës për amendimin e Kushtetutës dhe për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor.

Deputetet i kanë drejtuar pyetje ekspertëve konstitucionaliste të përzgjedhur nga parlamenti, përgjigjet e të cilave do t’i marrin në mbledhjen e javës së ardhshme.

Në axhendën e miratuar janë parashikuar dhe diskutime me përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe faktorit ndërkombëtar. Seanca e 30 Korrikut është vendosur si afati kur dokumenti me propozimet për listat të hapura zgjedhore, heqje të koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshim të pragut elektoral të votohet nga parlamenti.

Tv Klan