Venezuela rrezikon të përballet me një krizë refugjatësh të ngjashme me atë të vitit 2015 në Mesdhe. Alarmi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vendet fqinje me Venezuelën po përpiqen të frenojnë fluksin gjithnjë e në rritje të njerëzve që i largohen krizës ekonomike. Mbi 2 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi i tyre që prej vitit 2014 për shkak të situatës së rëndë.

Mbi 2 mijë e 500 vetë kaluan kufirin për në Peru ditën e premte dhe mijëra të tjerë po përpiqen të arrijnë pika të tjera të kalimit, ku në javët e fundit fluksi ka arritur rreth 3 mijë vetë në ditë.  Aktualisht në Peru ndodhen 400 mijë emigrantë venezuelianë, shumica e të cilëve mbërritën në vend vitin e kaluar.

Ligjet e reja u kërkojnë atyre të jenë të pajisur me pasaporta të vlefshme, pasi deri më tani u është lejuar të hyjnë në vend vetëm me kartat e identitetit.

Venezuela është në kaos total pas vendimit të Presidentit Nicolas Maduro për rinovuar monedhën vendase. Plani i Maduros synon të frenojë inflacionin ekstrem në Venezuelë, por masat e ashpra prodhuan një krizë të vërtetë emigracioni, e përhapur në të gjithë kontinentin amerikano-jugor.

Tv Klan