Ndryshimi mes bebeve që lindin në mënyrë natyrale dhe cezariane

Posta

Ndryshimi mes bebeve që lindin në mënyrë natyrale dhe cezariane

08:20 12/10/2019

Mikrobioma e bebeve varet nga mënyra e lindjes, nëse është natyrale apo cezariane. Duket se fëmijët që lindin me operacion kanë një florë bakteriale intestinale ndryshe nga fëmijët që vijnë në jetë në mënyrë natyrale, ku bëjnë pjesë edhe baktere që potencialisht mund të jenë të rrezikshme. Dhe pikërisht përbërja e mikrobiomës ka një rëndësi të madhe në shëndetin e organizmit, madje edhe mbi organe që në dukje nuk kanë lidhje me zorrët apo tretjen.

Pas studimeve shumë vjeçare, ekspertët në kërkimin e fundit, kanë dalluar pikërisht këtë ndryshim dhe që mund të ketë pasoja në shëndet, si përshembull në zhvillimin e sistemit imunitar, në shfaqjen e alergjive, kryesisht astmës, ose edhe të diabetit.

Studimi i fundit i kryer nga kërkuesit britanikë, konfirmon hipotezën se forma e lindjes është vendimtare në krijimin e florës bakteriale. Duke analizuar 600 fëmijë të lindur në spitalet angleze, rezulton se në rastet e lindjeve me operacion, fëmijët kishin 83% më tepër baktere patogjene dhe rezistente ndaj ilaçeve, kryesisht të marra në strukturat spitalore.

Ndërsa fëmijët më lindje natyrale ishin më të mbrojtur nga këto lloj bakteresh dhe zorra e tyre rezultonte se ishte e populluar më shumë me baktere të mira. Dhe bakteret e marra nga nëna, nuk ishin ato të organit riprodhues të nënës, si pasojë e kalimit në të, por të zorrëve të nënës.

Gjithsesi studimet duhet të rikonfimohen ende me kërkime dhe teza të tjera shkencore.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi