Jo më xhepa të vegjël në xhinse

Për të paktën 150 vjet, xhinset nuk mungojnë në garderobën e askujt, për shkak të komoditetit që ato të falin. Gjatë një dekade e gjysmë, ndryshimet kanë qenë nga më të çuditshmet dhe ndryshimi i fundit që pritet të aplikohet është edhe heqja e xhepit të vogël që ndodhet në anën e djathtë të xhinseve.

Është fondacioni “Ellen MacArthur” që po ndërmerr një hap të tillë duke ndryshuar stilimin e xhinseve e duke e mënjanuar hapësirën e vogël të krijuar nga stilistët e viteve të mëparshme, ideuar posaçërisht për klasën punëtore për të mbajtur vegla e gjëra të tjera të vogla e të nevojshme për punë.

Më parë, problemi qëndronte se xhepat e xhinseve shqyheshin dhe mesa duket në ditët e sotme po i jepet fund këtij problemi. Zgjidhja nuk ka të bëjë me vendosjen e butonave të tjerë më rezistentë, por me heqjen e tyre në mënyrë përfundimtare.

Krahas kësaj, linja e re e xhinseve që u formësua nga iniciativa e “Make Fashion Circular” pohon se xhinset do t’u rezistojnë vetëm 30 larjeve, pasi në përbërje të tyre do të kenë fibra celuloze të përpunuara në metoda të mirëorganizuara dhe pa kimikate të rrezikshme.

Klan Plus