Ulet çmimi i naftës, Bordi: Nafta 176 Lekë/litër, benzina 179 Lekë/litër

Duke filluar nga pasditja e kësaj të premteje çmimi naftës do të kushtojë më lirë.

Bordi i Transparencës vendosi që nafta të kushtojë 3 Lekë më pak, duke u tregtuar në pikat e karburanteve me 176 Lekë për litër.

Ndërsa benzina është rritur me 1 Lekë, duke u shitur me 178 Lekë.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar duke u shitur me 63 Lekë në tregun e pakicës. 

Vendimi do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tv Klan