Hiqet karantina për hyrjet nga Greqia dhe RMV

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid-19 u ka dhënë dritën jeshile universiteteve, duke i lejuar ata të rikthejnë pjesërisht në auditorë studentët.

Karantina për të gjithë shtetasit që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut është hequr, por mbetet në fuqi ora policore.

Pozitiviteti i testeve për Covid-19 ka rënë në 3,8 %, këtë përmirësim ekspertët ia atribuojnë edhe vaksinimit. Por a do të njihet Coronavax dhe Sputnik për udhëtime brenda BE?

Shqipëria sipas ekspertëve ka ecurinë më të mirë në rajon sa i takon vaksinimit. Deri më tani janë injektuar mbi 537 mijë doza të vaksinave të ndryshme.

Mbi 100 mijë persona kanë marrë të dyja dozat. Gjirokastra është dhe qyteti me mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19.

Tv Klan