Ndryshon gara për në universitet. Këtë vit akademik Ministria e Arsimit ka miratuar uljen e preferencave të maturantëve. Ata nuk do të kenë më mundësinë e përzgjedhjes së 10 degëve studimi, por vetëm 7. Udhëzimi është miratuar më 26 Maj, dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Sipas këtij vendimi të Ministrisë së Arsimit, edhe në raundin e dytë do të ketë ulje të degëve të studimit pasi maturantët nuk do të mund të përzgjedhin më shumë se 5 programe.

Aplikimin për formularin e preferencave, A1 dhe A1Z, maturantët do ta bëjnë online, por pas mbylljes së provimeve të maturës.

Ministria e Arsimit ka deklaruar se për këtë vitin e ri akademik 2020-2021 nuk do të bëhen ndryshime në mesataren e pranimit. Pra edhe këtë vit do të jetë në fuqi mesatarja e një vitit më parë. 

Për të aplikuar në universitete duhet patjetër që të kesh mesatare e shkollës së mesme 6.5, ndërkohë që në programet e mësuesisë mesatarja është më e lartë, 7.5.

31 mijë maturantë më datë 8 Qershor nisin provimet e maturës me gjuhën e huaj, vijojnë më 11 Qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë. Më 15 Qershor do të zhvillohet provimi i matematikës. Dhe i fundit është më 18 Qershor, lënda me zgjedhje.

Klan Plus