Emri zyrtar i sëmundjes që u shkaktua nga koronavirusi i ri është Covid-19.

“Tashmë kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, deklaroi drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesu.

Emërtimi vjen në një moment që numri i të vdekurve për shkak të virusit i ka kaluar 1.000 persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.

Ghebreyesu bëri thirrje që bota ta luftojë virusin në mënyrën më agresive të mundshme. Fjala koronavirus, me të cilën shpesh mediat dhe njerëzit iu referuan, është grupi i viruseve ku i përket Covid-19.

Nga Komiteti i Klasifikimit të Viruseve mori emrin SARS-CoV-2, por kërkuesit kërkuan një emërtim zyrtar që të shmangte ngjashmëritë dhe stigmatizimin me ndonjë grup apo vend të caktuar.

“Ishim të detyruar të gjenim një emër që nuk i referohej asnjë vendndodhjeje lokale, kafshe, grupi individual apo grupi njerëzish”, tha Ghebreyesu.

Emri i ri është marrë nga fjalët “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje). 2019-a përfaqëson vitin ku shpërtheu. /tvklan.al