Sektori i furrave të bukës, prej 1 majit do të faturohet me 3 fasha të energjisë elektrike. Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë vizitës në një furrë buke në Tiranë që është edhe pastiçeri, tha se “diferencim në pagesë do ketë vetëm për ato furra që ofrojnë disa shërbime njëherazi.”

“Në faturën e 1 Qershorit, të gjitha subjektet do ta kenë të unifikuar, nuk do kenë më 2 kontrata dhe do paguajnë sipas detyrimeve. Pra të gjitha ato furra që prodhojnë prodhime të bukës, do jenë me 7.6 lekë për kë/h. Të gjitha subjekte që kanë edhe pastiçerinë do shkojnë me 9.5 lekë, dhe ato që kanë edhe shërbimin e kafeterisë shkojnë në 12 lekë.”

Sipas Balluku sistemi i ri i dakordësuar me shoqatat është më i drejtë dhe shmang abuzimet.
“Vjen si rezultat i një dialogu të vazhdueshëm që ne kemi pasur me shoqatën tuaj, pasi kemi dëgjuar problematikën që kishit.”

Zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se synimi është mbrojtja e bizneseve duke mos rritur kostot e tyre, e për pasojë as çmimet.

Klan News