Fazat kualifikuese do të luhen me ndeshje teke

Kualifikueset e ardhshme të kupave të Europës për klubet shqiptare do të nisin në Gusht.

Kalendari do të jetë i ngjeshur për shkak të aktiviteteve të shumta.

Formati për këtë ka pësuar një ndryshim thelbësor. Do të luhet vetëm një ndeshje deri në fazën play off, ku Champions League do të mbahet me sistem vajtje-ardhje.

Stadiumi ku do të zhvillohet përballja, do të vendoset me short. Federatat duhet të dorëzojnë emrat e skuadrave të meshkujve deri më 3 Gusht, ndërsa ato të femrave deri më 10 Gusht.

Tv Klan