Ka nsiur mes emocionesh e rrahje zemre nata  15-të e Love Story në TV Klan.

Në nisje të kësaj nate finale, drejtuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu u shpreh se Saimiri sonte ka tre mundësi zgjedhjeje.

“Opsionet e kësaj finalje janë: Saimiri zgjedh Merin, Saimiri zgjedh Generdën ose Saimiri nuk zgjedh asnjë nga vajzat!”, theksoi ajo.

Më tej Alketa u shpreh se sonte ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet ndryshe teksa vajzat do të jenë në dhoma të veçura dhe do të përballen me eliminimin ose fitoren në skenë, një nga një.

“Rregullat, e këtij formati janë të tilla dhe ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet në këtë mënyrë:

Saimiri do të jetë vetëm në skenë dhe do të përballet me vajzat një nga një. Ato do të jenë në dhoma të veçuara, pa televizor, pa telefon dhe nuk do të jenë në dijeni të asaj çfarë do të ndodhë në skenë, në momentin final.

Produksioni do t’i sjellë një nga një dhe atyre do t’u komunikohet nga Saimiri vendimi i tij!

Mbrëmja sot do të ketë mjaft surpriza! Gjithçka do të ndodhë live në këtë skenë, ku asgjë nuk ndodh me plan! Këtu çdo veprim drejtohet nga ndjenjat!”, u shpreh Alketa Vejsiu./tvklan.al