Edicioni i 21 i festivalit “Kënga Magjike” vjen me një koncept të ri. Sot është prezantuar spoti i “Kënga Magjike 2019” që fton këngëtarët të bëhen pjesë e këtij edicioni.

“Këtë vit në “Kënga Magjike” veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne,” ka shkruar moderatori Ardit Gjebrea në profilin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Këngët dorëzohen vetëm në datat 2 dhe 3 Shtator 2019 pranë Tv Klan.

“Çdo këngë e bukur në festivalin “Kënga Magjike” kthehet në hit…” /tvklan.al