Shkencëtarët: Faza fillestare e krijimit të planetit nga një oqean

Historia e planetit Pluton nis me një oqean. Dhe jo me një kore të ngrirë që më pas u shkri duke krijuar ujin në gjendje të lëngshme. Skenari ka qenë në të kundërt, saktësojnë shkencëtarët në revistën Nature Geoscience, ku planeti ishte i pasur me ujë, që më pas nisi procesin e ftohjes, që solli zmadhimin e volumit, duke i dhënë formë edhe pamjes së sotme të sipërfaqes së tij.

Plutoni ndodhet rreth 6 miliardë kilometra larg Diellit, në një mjedis ekstremisht të ftohtë. Qëkur u zbulua uji në sipërfaqen e tij shkencëtarët u përpoqën të kuptojnë origjinën e tij duke hedhur shumë hipoteza. Por sot, njerëzimi ka arritur të disponojë imazhe të qarta të planetit falë sondës hapësinore Neë Horizons të NASA-s. Në këto kushte për ekspertët studimi është më i qartë, pasi janë konfrontuar të gjitha studimet dhe modelet e evolucionit termik me pamjet reale të Planetit.

Në bazë të të gjitha studimeve, shkencëtarët mendojnë se Plutoni me shumë mundësi nuk është i vetmi planet që ka patur oqeanë që në fazën fillestare të krijimit, por që në zonën e ashtuquajtur Kuiper, që është një zonë e Sistemit Diellor ku bëjnë pjesë trupa qiellore më të vegjël, ndër të cilët edhe Plutoni, Neptuni, e Saturni.

Klan Plus