Berlini zyrtar ka ndryshuar rregullat për emigrantët. Tani sipas një projekt-ligji të ri, emigrantët duhet të mësojnë gjuhën vendase. Masat e marra nga koalicioni qeverisë gjithashtu theksojnë që, emigrantët duhet të rrinë në një vend, që do t’ju caktohet nga autoritetet.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve politike në Gjermani, emigrantët do të futen në trajnime për t’u integruar në jetën gjermane, pjesë e të cilave do të jenë kurset e gjuhës gjermane dhe trajnime për punë.

Mes propozime të tjera shkruhet se emigrantët që nuk do të pranojnë ofertën e shtetit, do të humbin përfitimet sociale dhe lejet e qëndrimit. Kushdo që largohet nga vendi që i cakton shteti, mund të penalizohet. Ligji i integrimit, nëse miratohet në Parlament, do të ishte i pari i këtij lloji në Gjermaninë e pas luftës. /

tvklan.al