Ndryshon ligji për kujdesin shëndetësor

Ndryshon ligji për kujdesin shëndetësor

15:56 15/04/2019

Spitalet dhe klinikat duhet të përmbushin standartet e cilësisë ose në të kundërt do ju hiqet licenca. Ky është vetëm njëri nga ndryshimet e “ligjit për kujdesin shendetësor”, që u prezantuan këtë të hënë nga ministrja Ogerta Manastirliu në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

“Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence”.

Një tjetër ndryshim në ligj përfshin krijimin e një plaforme të unifikuar me të gjithë ofruesit e shërbimit shëndetësor, publik ose jopublik, duke integruar të gjithë informacionin shëndetësor.

“Është e domodoshme që sistemet e informacionit shëndetësor në të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore, publike dhe jo publike të integrohen me sistemin e regjistrave elektronik të shëndetit, duke krijuar një platformë unike të sistemit shëndetësor”.

Për herë të parë ligji parashikon edhe krijimin e dy strukturave; Këshillin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Këshillin Kombëtar të Pacientëve që do të marrin pjesë në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, krijimi i një platforme online për punësimin e mjekëve.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori