Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këshilli i Ministrave ka miratuar kohët e fundit ndryshimet në ligjin për tatimin mbi biznesin e vogël. Projektligji synon krijimin e mundësive ligjore, për matjen e volumit të xhiros, nga subjektet e biznesit të vogël dhe për vjeljen e detyrimeve tatimore. Ligji bën edhe një ndryshim mbi rritjen e kufirit të regjistrimit për tatimpaguesit, që do t’i nënshtrohen tatimit mbi biznesin e vogël, nga pesë deri në tetë milion lekë.

Kjo bëhet për të shmangur procedurat e ndërlikuara të procedimit dhe të pagesës së detyrimeve tatimore për subjekte me xhiro 5-8 milion lekë. Në këtë mënyrë këto subjekte do të hiqen nga skema e taksimit me tvsh, duke i kaluar si subjekte të biznesit të vogël./tvklan.al